Qendra “Faktoje”, e mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta (Hollandeze), po zbaton projektin “Forcimi i Gazetarisë Fact Checking në Shqipëri” .
Ky projekt ka për qëllim, që në bashkëpunim të ngushtë me gazetarë dhe grupet e interesit, të rrisë transparencën dhe përgjegjshmërinë e funksionarëve publikë si dhe të fuqizojë qytetarët dhe të nxisë debatin publik. Ekipi i gazetarëve të Faktoje, në bashkëpunim me kolegë dhe ekspertë do të verifikojë deklarata dhe premtime nga zyrtarët publikë dhe ligjvënësit, që i përkasin të gjithë spektrit politik.