BOARD MEMBERS
Bordi i “Faktoje” është i përbërë nga 5 anëtarë që vijnë nga fusha të ndryshme. Ata nuk janë të lidhur me asnjë parti politike. Një nga përgjegjësitë kryesore të bordit është të ruajë pavarësinë e “Faktoje” nga ndërhyrjet e jashtme dhe të garantojë transparencën e saj.
Erjon Tase – Drejtues i bordit, Akademik
Erjon Tase është Drejtori Ekzekutiv i “Akademisë së Studimeve Politike” që nga muaji maj i vitit 2012. “Akademia e Studimeve Politike” (ASP) është një organizatë jo qeveritare e themeluar në vitin 2009, nën kujdesin e Këshillit të Europës, duke synuar të inkurajojë ngritjen e një gjenerate të udhëheqëseve të rinj politikë dhe të shoqërisë civile, të dedikuar për zbatimin e modeleve më të mira demokratike të qeverisjes dhe zhvillimit. Erjoni është diplomuar në degën “Gazetari dhe Marrëdhënie me Publikun” në vitin 2000 në Universitetin e Tiranës dhe ka punuar si redaktor dhe kryeredaktor për më shumë se 10 vite në median kryesore të printuar në Shqipëri. Në krye të menaxhimit strategjik të APS, z. Tase ka përmirësuar më tej eksperiencën e tij në planifikimin strategjik, drejtimin e grupit, mbledhjen e fondeve etj. Ai është anëtar i bordit themelues dhe drejtues i “Unionit të Gazetarëve Shqiptarë” që nga viti 2007.
Llazar Semini – Korrespondent/Gazetar i AP
Që nga viti 2002, Llazari ka punuar për Zyrën e Agjencisë së Lajmeve “Associated Press” në Tiranë, duke mbuluar përpjekjet e vendit për t’u bërë anëtar i Bashkimit Europian dhe NATO. Që nga viti 2015 ai ka mbuluar edhe Kosovën, luftën e saj drejt njohjes ndërkombëtare si shtet, politikën e brendshme etj. Llazari ka filluar karrierën në vitin 1987 si Shefi i zyrës për “Agjencinë Telegrafike Shqiptare” (ATA), në departamentin për lajmet e jashtme, ka mbuluar raportimin e ngjarjeve që pasuan rënien e komunizmit në Europën Qendrore dhe Lindore, përfshirë edhe Shqipërinë. Në vitin 1999, ai ka punuar si Menaxher Programi për “Agjencinë e Krishterë për Fondin e Fëmijëve”, një organizatë ndërkombëtare e vendosur në SHBA, në ndihmë të fëmijëve të të dëbuarve kosovarë në Shqipëri. Gjatë këtij viti ai filloi të punonte si korrespondent për Agjencinë Ndërkombëtare të Lajmeve “Reuters”.
Elizabeth Gowing – Eksperte Ndërkombëtare
Elizabeth Gowing është autore e 5 librave, 4 nga të cilët janë mbi Ballkanin, dhe shkrimet e saj për rajonin kanë fituar në vitin 2014 çmimin “Bradt/Independent” për shkrimin në udhëtim. Përkthimet e saj nga gjuha shqipe të biografive të të burgosurit politik të mbajtur më gjatë, Adem Demaci, dhe të patriotit shqiptar Hasan Prishtina u botuan në vitin 2010 nga shtypshkronja Rrokullia në Prishtinë. Ajo është një kontribuese e shpeshtë e programit “Nga Korrespondenti Jonë” në BBC Radio 4.
Ajo është bashkëthemeluese e OJQ “Partneriteti i Ideve”, i cili punon në Kosovë dhe në vitin 2016 u nderua nga Presidenti i Kosovës me “Medaljen e Nënë Terezës” për punë humanitare. Në vitin 2017 u emërua nga kryeministri britanik si “Point of Light” për punën e saj vullnetare në botë. Në vitin 2018 Presidenti i ri i Kosovës i dha asaj me dekret shtetësinë kosovare. Përgjatë 13 viteve të fundit ajo ka ndarë kohën e saj ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar Britanike.
Estela Koçi – Eksperte ekonomie
Estela Koçi, FCCA, EKR zotëron një eksperiencë profesionale mbi 20-vjeçare në fushën e auditimit dhe atë financiare. Anëtare e Shoqatës Globale të Kontabilistëve të Certifikuar ACCA që prej vitit 2009, si dhe anëtare e Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar në Shqipëri IEKA, Zj. Koci zotëron njohuri në fushën e standardeve ndërkombëtare të raportimit financiar, sistemit të kontrolleve të brendshme dhe menaxhimit të biznesit. Zj. Koci ka punuar në fushën e auditimit të jashtëm në shoqëri ndërkombëtare ku ka mbuluar auditimin e jashtëm të institucioneve financiare, gjithashtu edhe ka drejtuar auditimin e brendshëm në një institucion financiar. Që prej vitit 2012 dhe aktualisht Zj. Koci është administratore e përgjithshme dhe anëtare e këshillit të administrimit në një nga institucionet financiare më të njohura në vend.