BallinaBurokraciBashkia Pogradec ‘kujtohet’ të sjellë përgjigjen

Bashkia Pogradec ‘kujtohet’ të sjellë përgjigjen

Tërheqja e ujërave të liqenit të Pogradecit, si pasojë e hapjes së portave të Drinit të Zi nga pala e Maqedonisë së Veriut ka sjellë shumë shqetësime për palën shqiptare. Një prej tyre është dëmtimi i kulturës së peshkut, çka ndikon drejtpërdrejt tek familjet që jetojnë me peshkimin në këtë zonë.

Pas gjashtë dekadash, zyrtarët e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ende nuk janë ulur për t’u dakordësuar se si dhe kur duhet të hapen portat e Drinit të Zi në mënyrë që të shmangen pasojat.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut vijojnë të menaxhojnë kuotat e liqenit të Ohrit, duke u mbështetur ende në marrëveshjen e vitit 1957, kur RMV e sotme ishte pjesë e Jugosllavisë së Titos, ndërsa Shqipëria udhëhiqej nga Enver Hoxha.

Faktoje pyeti bashkinë e Pogradecit mbi këtë problematikë në datën 10/12/2020, por institucioni ktheu përgjigje në prag të festave të fundvitit, pasi kishte tejkaluar afatet ligjore.

Në përgjigjen e saj bashkia Pogradec, shkruan se ka konstatuar prej kohësh këtë fenomen shqetësues për liqenin, florën dhe faunën, i cili fakt përgjatë këtij viti ka qenë më i theksuar dhe i zgjatur në kohë. Sipas informacioneve që bashkia ka grumbulluar, kjo problematikë është thelluar si pasojë e mungesës së reshjeve të shiut, rënies së nivelit të ujit që furnizon Liqenin e Ohrit nga Liqeni i Prespës. Për shkak të mungesës së reshjeve, përdorimi i ujit të liqenit për prodhim energjie nga ana e palës Maqedonase ka bërë që niveli i liqenit të bjerë në nivele kritike.

Po ashtu bashkia Pogradec ka vendosur institucionet përkatëse në dijeni, jo vetëm në Shqipëri, por edhe institucionet maqedonase dhe konfirmon se pas këtij veprimi, është ndërrprerë derdhja masive e ujit të Liqenit në lumin Drin në Strugë.

*pjesë nga përgjigjja e bashkisë Pogradec

Gjatë vëzhgimit në terren, në muajin dhjetor Faktoje konstatoi tërheqje të dukshme të ujit, gjë e cila na u konfirmua edhe nga banorët që jetojnë buzë liqenit të Ohrit në Pogradec.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img