“Ballë për ballë me faktet” në Faktoje.al sjell episodin e fundit të ballafaqimit të kandidatëve për deputetë nga listat e hapura, që garojnë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Këtë herë fokusi është qarku i Elbasanit. Me argumenta konkrete për çështje të ndryshme vijnë kandidatja e PS Sara Mila, dhe Dritan Sejko i partisë “Drejtesi, Integrim dhe Unitet” që kandidon nën siglën e koalicionit opozitar të Partisë demokartike dhe “Aleancës për Shqipërinë madhështore”.
Ky qark pritet të dërgojë në kuvend 14 deputetë. Në zgjedhjet e vitit 2021 u përfaqësua në parlament nga 8 deputetë të PS në qeverisje dhe 6 të PD. Të dy grupimet politike synojnë të rrisin numrin e deputetëve në legjislaturën e ardhshme.