“Ballë për ballë me faktet”, episodi që i kushtohet ballafaqimit të kandidatëve nga listat e hapura, në Faktoje.al, realizuar nga gazetarja Mimoza Picari, vjen me përballjen e dy të rinjve nga qarku i Shkodrës.
Kejsi Spahija e PS dhe Ted Kopliku i PD sjellin këndvështrime të ndryshme për disa fusha që lidhen me ekonominë, arsimin, largimin e të rinjve dhe sigurinë në këtë qark. Përtej sloganeve politike ata rrëfejnë detaje të vizionit të tyre për të ardhmen dhe pritshmëritë e qytetarëve.