“Ballë për ballë me faktet” në Faktoje. al, nga gazetarja Mimoza Picari, vjen këtë radhë me ballafaqimin e dy kandidateve për deputetë nga listat e hapura në qarkun e Durrësit, Jona Osmani e PS në qeverisje dhe Aulon Kalaja nga PD në opozitë. Ajo arkitekte dhe pedagoge në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe ai aktivist i shoqërisë civile, përballen për çështje me peshë si turizmi, rindërtimi, siguria dhe projektet në insfrastrukturën portuale. Si pjesë e prurjeve të reja në politikë ata synojnë të përcjellin tek zgjedhësit besimin tek të rinjtë”