BallinaAktualitetCovid-19Asnjë konfirmim që vaksina e tuberkulozit krijon imunitet ndaj Covid 19

Asnjë konfirmim që vaksina e tuberkulozit krijon imunitet ndaj Covid 19

Përballja me armikun e padukshëm që është përhapur në botë, ka nxitur edhe përhapjen e tezave të ndryshme sesi reagojnë individë ose popullata. Një prej këtyre informacioneve, i mbështetur edhe nga mjekë tregon se personat që kanë kryer vaksinën e tubrkulozit janë imun ndaj koronavirusit. “Faktoje” pyeti OBSH, por sipas tyre deri më sot nuk ka asnjë provë shkencore që ta konfirmojë këtë tezë.

——————————————————————————————————————————

Situata e krijuar nga pandemia e Covid-19 ka rritur shqetësimin në popullatë ndjekur kjo edhe nga mungesa e një vaksine. Kjo ka bërë që në rrjete të ndryshme sociale apo media të qarkullojnë informacione të pavërteta mbi mjekime të ndryshme të cilat ndihmojnë në luftimin e virusit.

I tillë ka rezultuar edhe informacioni i përhapur se personat që kanë bërë vaksinën e tuberkulozit janë imun ndaj Covid-19.

Këto janë disa prej titujve që gjithkush nga ne ka hasur nëpër rrjete të ndryshme.

Përse në Shqipëri e ‘besojnë’ këtë tezë?

Ky përfundim ka ardhur pasi rajone të caktuara kanë një hasur raste më të pakta dhe një virulencë apo forma më të lehta të sëmundjes se sa vende të tjera.

Vaksina e turbekulozit është përdorur në vitin 1921 dhe është pjesë e listës së barnave esenciale të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH). Rreth 100 milion fëmijë në botë vaksinohen për çdo vit nga kjo vaksinë.

 

Por çfarë thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë në lidhje me këtë informacion?

“Faktoje” u përpoq të komunikojë me zyrën e OBSH në Shqipëri në lidhje me këtë informacion, por nuk morëm asnjë përgjigje ndaj iu drejtuam OBSH ndërkombëtare duke e pyetur nëse vaksina e turbekulozit është ndihmuese për të luftuar apo krijuar imunitet ndaj COVID-19.

Kjo është përgjigjja që erdhi nga ky institucion ndërkombëtar:

Në përgjigjen e tyre ata shkruajnë se ende nuk ekziston asnjë trajtim dhe vaksinë, por studiuesit në të gjithë botën po punojnë shumë për këtë. Më shumë se 60 vaksina janë në zhvillim dhe shumë terapeutikë janë në prova klinike. OBSH është e angazhuar të sigurojë që ndërsa ilaçet dhe vaksinat zhvillohen, ato ndahen në mënyrë të barabartë me të gjitha vendet dhe njerëzit.

Ata përfundojnë duke thënë: “Për sa i përket 0vaksinës së turbekulozit nuk ka ende asnjë të dhënë, por ne i referohemi “Solidaritetit” (është një klinikë testesh ndërkombëtare për të ndihmuar në gjetjen e një trajtimi efektiv për COVID-19, i nisur nga Organizata Botërore e Shëndetit dhe partnerët) me trajtime selektive sipas rasteve specifike”

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img