Pa rrena
“Pa Rrena” – Podcasti ku e vërteta thuhet troç Si të dallojmë një lajm të rremë? Si të mbrohemi nga mashtrimet online? Çfarë ndodh kur dezinformimi prek shëndetin, financat, sigurinë apo vendimet tona të përditshme? “Pa Rrena” është podcasti i ri i Faktoje, i ndërtuar për të sjellë fakte të verifikuara, analiza të qarta dhe biseda të drejtpërdrejta mbi fenomenin e dezinformimit. Pa zbukurime, vetëm e vërteta, troç. Podcasti sjell histori reale, shembuj konkretë të mashtrimeve online, si dhe diskutime me ekspertë të fushave të ndryshme: teknologji, siguri kibernetike, ekonomi, shëndetësi, arsim, media. Qëllimi është i thjeshtë: të ndihmojmë publikun të kuptojë se si funksionon dezinformimi dhe si mund të mbrohemi prej tij. Sepse fakti është arma më e fortë kundër mashtrimit. #PaRrena #Faktoje #StopDezinformimit #MediaLiteracy #FakteJoRrena
Pa rrena
Si të dallojmë një lajm të rremë? Si të mbrohemi nga mashtrimet online? Dhe çfarë ndodh kur dezinformimi prek shëndetin, financat apo vendimet tona të përditshme?
"Pa Rrena" është podcasti i ri i Faktoje, i dedikuar edukimit mediatik dhe fuqizimit digjital të gjeneratës së artë. I moderuar nga gazetarja Esmeralda Topi, podcasti sjell histori reale, dëshmi të të moshuarve, si dhe biseda me mjekë, pedagogë, dhe profesionistë të fushave të ndryshme.
Përmes historive njerëzore dhe këshillave të ekspertëve, "Pa Rrena" synon të ndihmojë të moshuarit të dallojnë informacionin e besueshëm nga ai mashtrues dhe të forcojnë aftësitë e tyre në epokën digjitale.
Sepse informacioni i saktë është mbrojtja më e mirë kundër mashtrimit.
Podcasti realizohet nga Faktoje në kuadër të projektit “Fuqizimi i gjeneratës së artë kundër dezinformimit”, me mbështetjen e Bashkimit Evropian.
#PaRrena #Faktoje #GjenerataEArte #StopDezinformimit #MediaLiteracy





