.

.

BallinaPertej80% e hapësirave të plazheve funksionojnë në të zezë, bashkitë humbasin miliona lekë

80% e hapësirave të plazheve funksionojnë në të zezë, bashkitë humbasin miliona lekë

ANXHELA RUÇI

Inspektorati Qëndror i Mjedisit (INSQ) gjatë kontrollit në vijën bregdetare i shtrirë në periudhën 28 qershor-15 korrik, ka konstatuar se nga 922 stacione plazhi që janë monitoruar, vetëm 121 kishin një kontratë të lidhur me bashkinë.

Shkodër, Divjakë, Durrës dhe Fier gjatë kësaj periudhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë midis biznesit dhe bashkisë, ndërsa Rrogozhina rezultonte me numrin më të lartë të kontratave, me 25 të tilla.

Në VKM nr. 171 2019 për stacionet e plazhit është bashkangjitur edhe një model kontrate që duhet të nënshkruhet midis qiramarrësit dhe qiradhënësit. Kjo kontratë ka gjithësej 9 nene dhe cakton qartë të drejtat dhe detyrimet që i lindin palëve gjatë kohës që kjo kontratë është në fuqi.

   Shembull kontrate midis qiramarrësit dhe qiramarrësit për stacionet e plazhit

“Faktoje” ka siguruar të dhëna nga disa bashki ku rezulton se pas inspektimit nga Inspekorati Qëndror i Mjedisit, numri i kontratave të lidhura është rritur ndjeshëm.

Tarifa që duhet të paguaj bisnesi për hapësirën e marrë me qira në bashki varion nga 120 deri në 500 lekë m2/muaj. Nëse të gjitha bisneset që operojnë në hapësirat publike do të lidhnin kontratë me bashkitë, kjo e fundit në fund të vitit do të kishte në buxhetin e saj shuma të kosniderueshme të të ardhurave.

Inspektorati Qëndror i Mjedisit ka lënë një afat disa ditor për bisneset që të lidhin kontratën, në të kundërt nëse gjatë inspetimit të dytë rezultojnë përsëri pa kontratë ata do të gjobiten me 200 mijë lekë gjobë.

Në të njëjtën kohë qeveria ka bërë një nisur një aksion publik gjatë muajit gusht. Ashtu siç është promovuar edhe në rrjetet sociale zyrtar të kryeministrit apo në njoftimet e dërguara nga zyrat e shtypit, vija bregdetare ka filluar të pastrohet nga çadrat dhe shezlongët të cilët sipas kryeministrit kishin zaptuar plazhin publik. Po sa efikas mund të jetë ky aksion i cili ka filluar pothuajse në përfundim të sezonit turistik?

Kryeministri ka paralajmëruar se së shpejti dhënia e hapësirës së plazheve me qira do të kalojë si përgjegjësi e qeverisjes qëndrore, duke ia hequr këtë përgjegjësi vetëqeverisjes vendore.

Deri sa ky ndryshim të bëhet i ligjshëm, mbledhja e taksave dhe moslidhja e kontratave midis bashkive dhe bisneseve gjatë sezonit veror do të vazhdojë të mbetet një sfidë për bashkitë.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img