Pas përplasjes me Trumpin, Ekon Musk themelon partinë “The America Party”
Fakt shpjegues: Elon Musk zhvilloi një pyetsor në rrjetin social X për nevojën apo jo të një partie të re, por nuk ka themeluar ende një të tillë.
RTSH u sulmua nga hakera serbë
Fakt shpjegues: RTSH ra viktimë e një sulmi kibernetik dhe faqet e saj zyrtare përhapën mesazhe dezinformuese kundër Kosovës por Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike i tha Faktojes se nuk disponohen informacione zyrtare mbi identitetin e autorëve të këtij sulmi.
Vuçiç i jep urdhra ushtrisë të veprojë kundër Kosovës
Fakt shpjegues: Deklarata e shefit të Shtabit të ushtrisë në Serbi, Milan Mojsilovic pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë nuk përmbante asnjë kërcënim dhe në asnjë moment nuk u njoftua që ushtria e serbisë të jetë urdhëruar të veprojë ndaj Kosovës.
Putin nuk është djali i një fermeri
Fakt shpjegues: Pretendimi se Presidenti rus Vladimir Putin është djali i një fermeri është i pasaktë. Edhe pse familja e tij ka rrënjë rurale, prindërit e tij nuk ishin të angazhuar në bujqësi.
Gjykata Europiane e Drejtësisë vendosi se Komisioni Europian duhet t’i jepte informacion medias për mesazhet mes Von der Leyen dhe drejtorit ekzekutiv të Pfizer
Fakt shpjegues: Më 14 maj 2025, Gjykata Europiane e Drejtësisë anuloi vendimin e Komisionit Europian për t’i mohuar gazetës Neë York Times qasje në mesazhet e shkëmbyera midis von der Leyen dhe drejtorit ekzekutiv të Pfizer, Albert Bourla, duke konstatuar se institucioni nuk arriti të shpjegonte në mënyrë të besueshme pse nuk i zotëronte mesazhet.
Këto pamje tregojnë demonstrata pro-ruse në Europë në vitin 2025
Fakt shpjegues: Imazhet tregojnë demonstrata pro-ruse të vitit 2022 në Beograd apo protesta kundër diskriminimit të shtetasve rusë nëpër botë.
Turqia gati të zbatojë marrëveshjet ushtarake me Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut
Fakt shpjegues: Turqia ishte gati të ratifikojë marrëveshjet e firmosura në 2024 me Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Marrëveshjet janë futur me shpejtësi në axhendën e parlamentit turk, ndryshe nga paktet e ngjashme ushtarake që zakonisht i nënshtrohen proceseve më të gjata të shqyrtimit.