.

.

Rrenat e Ballkanit III

1

Dhuna dhe persekutimi i qeverisë së Kosovës shkaktoi eksod të serbëve nga Kosova.

Fakt shpjegues: Vuçiç ngriti ‘shqetësimin’ për eksod të serbëve nga Kosova, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke përmendur shifra të cilat nuk i mbështeti asnjëherë me të dhëna dhe statistika. Raporti mbi poullsinë serbe në Kosovë, i European Stability Initiative rrëzon pretendimin e Vuçiç për eksod të serbëve të Kosovës duke faktuar rënien e popullsisë serbe, kaherë me ritme më të shpejta se rënia e popullsisë serbe në Kosovë.

2

Baza e NATO-s në Kuçovë ka rëndësi strategjike për misionet e aleancës.

Fakt shpjegues: Ekspertë të sigurisë e konsiderojne hap strategjik hapjen e bazës së NATO-s në Kuçov. Sëbashku me bazat ushtarake detare dhe ajrore amerikane në Greqi, kjo bazë mund të shërbejë si njësi e avancuar operacionale për mbështetjen e forcave të NATO-s me njësi të forcave speciale.

3

Samiti i Tiranës “Ukrainë – Evropa Juglindore” parashikonte diskutime për Kosovën.

Fakt shpjegues: Artikujt në media raportuan se Zelensky kishte “postuar mesazhin e parë nga Shqipëria” në të cilin deklaronte se “do të diskutojmë edhe për çështjen e Kosovës.” Duket se mediat shqipfolëse i janë referuar një postimi në Twitter nga llogaria @VzelenskyUA që nuk është profili zyrtar i presidentit ukrainas.

4

Tregu i lirë i punës mes vendeve të Open Balkan u hap në 1 Mars.

Fakt shpjegues: Lajmet për hapjen e tregut të lirë të punës mes Shipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, janë një përsëritje e propagandës pro nismës së Ballkanit të Hapur. Faktet tregojnë se deri më tani ky “treg i lirë” ka mbetur vetëm në letër. Nuk dihet edhe sa kohë do duhet që ky aplikim online i qytetarëve të shteteve firmëtare të mundësohet dhe të funksionojë vërtet.

5

Hapja e qendrës së Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes në Shqipëri u konsiderua si kërcënim “hibrid” nga Rusia.

Fakt shpjegues: Hapja e qendrës së re të inovacionit të sigurisë dhe mbrojtjes në Shqipëri ngjalli narrativën ruse e cila e etiketoi këtë investim të NATO-s si “burim për kërcënime hibride” përmes zëdhënëses së Ministrisë së jashtme, Maria Zakharova. Eksperë të pyetur nga Faktoje rrëzojnë pretendimet e Rusisë, duke argumentuar se qendra të tilla janë të domosdoshme për bllokimin e veprimtarive destabilizuese ruse dhe për të siguruar arkitekturën e sigurisë Europiane.

6

Raporti i Inteligjencës Amerikane parashikoi luftë në Ballkan.

Fakt shpjegues: Ndryshe nga ajo që shpallin mediat, raporti paralajmëron dhunë të lokalizuar ndëretnike, një rrezik i pranishëm në rajon por që sipas ekspertëve nuk pritet të materializohet në një luftë. Titujt apo lajmet e ekzagjeruar me narrativën e luftës kanë si qëllim marrjen e klikimeve duke përhapur panik tek lexuesit.