Parimet tona

Depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri dhe transparenca

“Faktoje” nuk angazhohet në aktivitete politike. Përzgjedhja për “fact-check” e deklaratave dhe premtimeve të politikanëve, zyrtarëve publikë dhe subjekteve që përfitojnë nga fondet publike, bëhet në bazë të ndikimit që ato kanë në jetën e qytetarëve. Ne e bëjmë kontrollin e fakteve përmes metodologjisë e cila është publikuar në faqen tonë zyrtare. “Faktoje” verifikon deklarata dhe premtime të përfaqësuesve nga i gjithë spektri politik (qeveria dhe nga opozita) dhe institucione të tjera publike dhe janë faktet ato që diktojnë konkluzionet.

Anëtarët e ekipit të Faktoje nuk bëjnë pjesë në parti, organizata politike apo struktura për advokimin e tyre.

Që prej themelimit “Faktoje” e ka shpallur detyrim ndaj anëtarëve të ekipit dhe ata që punësohen në Faktoje, të mos angazhohen në veprimtari politike.

Si financohemi

Ne jemi transparentë në lidhje me burimet tona të financimit. Nëse pranojmë fonde nga organizata të tjera, sigurohemi që financuesit (donatorët) të mos kenë ndikim mbi përfundimet që arrijmë në raportet tona. Ne japim detaje mbi prejardhjen profesionale të të gjithë anëtarëve në organizatën tonë dhe shpjegojmë strukturën tonë organizative dhe statusin ligjor.

Dokumentet e auditit 2019 & 2020, 2021, 2022, 2023 dhe pasqyra financiare për vitin 2022 dhe 2023ardhurat për vitin 2022. (*Per t’u shtuar në mars pasqyra +donatorët për 2023)