Prerja e paligjshme e pyjeve apo dëmtimi përmes zjarreve ka vijuar pa u ndalur, edhe pse në 2013-n qeveria akutale u zotua se do ulte këtë fenomen në masën 30%. Edhe pse me ligj kompanitë që shfrytëzjnë pyjet duhet të zëvendësojnë çdo pemë të prerë me nga një fidan, verifikimi në terren tregon se kjo nuk zbatohet, madje as në zonat e mbrojtura. Faktoje shkoi në 3 zona pyjore për të verifikuar situatën, në Qafë Shtamë, Elbasan dhe Vlorë.
Në vitin 2013 në programin e Partisë Socialiste e cila në atë kohë kërkonte mandatin qeverisës, vëmendje e veçantë i kushtohej mjedisit, ku fokusi kryesor vendosej në uljen e fenomenit të prerjes së pyjeve me 30%.
“Për të ndryshuar situatën, qeveria, fillimisht do të ndalojë për një periudhë të caktuar eksportin e lëndës drusore të papërpunuar, të druve të zjarrit dhe qymyrit të drurit, duke synuar të ulim me 30% prerjen e drurëve në pyje. Do të hartohet e miratohet strategjia kombëtare për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve pyjore. Kompanitë që marrin lejet për shfrytëzimin e pyjeve do të kenë edhe përgjegjësinë e mirëmbajtjes së tyre, duke mbjellë një fidan për çdo dru të prerë. Do të kryhet riinventarizimi kombëtar i pyjeve, duke mundësuar krijimin e një kadastre të re të pyjeve.”-shkruhej në programin e vitit 2013.
“Faktoje” i dërgoi fillimisht një kërkesë për informacion Minsitrisë së Turizmit dhe Mjedisit për të mësuar se çfarë është bërë për secilën nga pikat e sipërpërmendura, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk morëm përgjigje.
*Kërkesa për informacion drejtuar Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit
Strategjia kombëtare për menaxhimin e burimeve pyjore
Nga kërkimet e Faktoje, e vetmja strategji e publikuar është nga Ministria Bujqësisë dhe i përket burimeve ujore.
*Pjesë nga raporti për strategjinë kombëtare të menaxhimit të burimeve ujore
Kadastra e Pyjeve
“Kadastra e pyjeve” është një dokument zyrtar (regjistër), ku evidentohen, pasqyrohen, mbahen e përditësohen të dhënat fillestare për çdo njësi të ekonomisë pyjore apo për pellgjet ujëmbledhëse, të dhënat për ndryshimet periodike në vëllime, sipërfaqet dhe hartat përkatëse. Zyrtarisht ky dokument ka ekzistuar që prej vitit 2005.
*Ligji I vitit 2005 për menaxhimin e sipërfaqeve pyjore
Në lidhje me këtë regjistër, në vitin 2017 Ministria e Mjedisit udhëzoi ndryshimin e varësisë institucionale të kontrollit dhe regjistrimit të sipërfaqeve të gjelbra, të cilat do të publikoheshin në faqen online të Sistemit të informimit Gjeografik (GIS).
*Ndryshimet ligjore të vitit 2017
“Faktoje” kërkoi për këtë system online (GIS), por ai rezulton jo funksional.
*Faqja e geoportal.asig.gov.al
Moratoriumi
Tre vite pas premtimit të vitit 2013, në vitin 2016, Shqipëria vendosi një moratorium 10 vjeçar në shfrytëzimin e të gjitha pyjeve të territorit dhe ndaloi eksportin e drurit. Ndalimi erdhi pas dekadash shfrytëzimi të egër të sipërfaqeve të gjelbra, por edhe ky ligj nuk e ndali fenomenin.
Sipas raportit të fundit nga INSTAT mbi të dhënat për sipërfaqet pyjore nga viti 2015 deri në vitin 2019 nuk ka asnjë ndryshim madhor të sipërfaqeve në fjalë , qoftë të zvogëluara apo të zmadhuara.
*Pjesë nga raporti INSTAT për vitin 2019
Organizata për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) në vitin 2019 publikoi një raport përmes të cilit theksonte se rezultatet tregojnë se prerjet në shkallë të vogël po ndodhin në shumë zona, një tregues i prerjeve të paligjshme.
Një tjetër raport i publikuar në vitin 2019 nga organizata ECO Albania ka sjellë raste të tjera të prerjes së pemëve, por këtë herë në zona të mbrojtura.
*Pjesë nga raporti I ECO Albania
Të dhënat ndërkombëtare për sipërfaqen e pyjeve në Shqipëri
Të dhënat më të fundit nga Global Forest Watch, një shërbim me bazë në SHBA që monitoron pyjet në të gjithë botën, tregojnë se nga viti 2012 deri në vitin 2013 sipërfaqja e pyjeve që mbulon vendin tonë kanë rënë me mbi 0.40%.
*Pjesë nga raporti i Globaal Forest Watch për pyjet në Shqipëri
Në vitin 2012 sipas databazës përqindja e sipërfaqes së mbuluar nga pyjet ishte 0.83% ndërsa një vit më vonë ka zbritur në 0.40%. Kjo rënie ka vazhduar të jetë drastike deri në vitin 2015. Në vitet në vijim sipërfaqja e gjelbëruar ka filluar të rritet, por asnjëherë në nivelet e vitit 2012.
Vëzhgimi në terren
“Faktoje” ndoqi në terren situatën e shkaktuar nga prerja e pyjeve në Elbasan, Qafshtamë dhe Vlorë,
Elbasan
Vëzhgimin për qarkun e Elbasanit e kryem në Funarës pyjet e të cilës, pavarësisht se janë pjesë e zonave të mbrojtura vazhdojnë të jenë pre e masakrave natyrore. Sipas Global Forest Watch ky qark ka humbur rreth 131 hektarë sipërfaqe të gjelbëruar vetëm në vitin 2020.
*Në vitin 2010, Elbasani kishte 70.2kha sipërfaqe pemësh, të shtrira në mbi 22% të sipërfaqes së tokës. Në vitin 2020, humbi 131 ha të mbulesës së pemës.
Këto ishin vetëm disa nga pamjet të cilat të ofronin kodrat e zonës.
*Pyjet e Funarës 15/04/2021
*Pyjet e Funarës 15/04/2021
Erozioni i tokës, edhe për shkak të prerjes pa kriter, ishte i dukshëm në disa pjesë të kodrave përreth.
*Pyjet e Funarës 15/04/2021
Kjo ishte prova më e fundit e një prerjeje masive, e cila nuk kishte më shumë se dy apo tre ditë që kishte ndodhur.
*Pyjet e Funarës 15/04/2021
*Pyjet e Funarës 15/04/2021
*Pyjet e Funarës 15/04/2021
Disa prej prerjeve kishin ndodhur këto ditët e fundit.
*Pyjet e Funarës, fidanë të rinj 15/04/2021
Edhe pse ligji detyron kompanitë të cilat presin pemë të zëvendësojnë çdonjë prej tyre me një fidan të ri, gjatë vëzhgimit në terren konstatuam më pak se 10 të tillë për më shumë se 30 pemë që ishin prerë në zonën që verifikuam.
Qafshtamë
Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës, 25 km në verilindje të qytetit të Krujës nuk i ka ‘shpëtuar’ fenomeneve shkatërruese të sipërfaqeve të gjelbra, si zjarret apo prerja e paligjshme. Sipërfaqet e zhveshura të malit janë të dukshme në afërsi të parkut.
*Pjesë të parkut Qafshtama 16/04/2021
*Pjesë të parkut Qafshtama 16/04/2021
*Pjesë të parkut Qafshtama 16/04/2021
Vlorë
Kjo është ajo çfarë ka ngelur nga kurora e gjelbër e Vlorës. Kodra, në pjesën më të madhe të saj ishte e zhveshur nga pemët, ndërsa erozioni po përparon vrullshëm. Sipas Global Forest Watch ky qark ka humbur rreth 176 hektarë sipërfaqe të gjelbëruar vetëm në vitin 2020.
*Në vitin 2010, Vlora kishte 34.5kha pyll natyror, të shtrirë mbi 13% të sipërfaqes së tokës. Në vitin 2020, ajo humbi 176ha pyje natyrore.
*Kurora e Vlorës 09/04/2021
Pylli i Sodës i konsideruar edhe si ‘mushkëria e qytetit’ vuan masakrën nga prerja e paligjshme dhe zjarrvëniet që sipas raportimeve nga terreni, shpesh janë të qëllimshme. Faktoje ka trajtuar edhe më herët këtë problematikë përmes verifikimit të premtimeve të krybashkiakut aktual Dritan Leli mbi ruajtjen e kësaj zone.
*Pylli i Sodës Vlorë 09/04/2021
*Pylli i Sodës Vlorë 09/04/2021
*Pylli i Sodës Vlorë 09/04/2021
*Pylli i Sodës Vlorë 09/04/2021