.

.

BallinaFaktometerPa kategori‘Kakofonia’ me formularët e shkollave për gjendjen e nxënësve nga Covid-19

‘Kakofonia’ me formularët e shkollave për gjendjen e nxënësve nga Covid-19

Dy javë pas nisjes së shkollës, plotësimi i formularit për gjendjen shëndetësore të nxënësve nga prindërit, u kthye në debat publik. Edhe pse Ministria e Arsimit udhëzonte plotësimin e një formulari tip për të gjitha shkollat, ky proces po rezuton kaotik dhe formatet që qarkullojnë ndryshojnë nga një shkollë në tjetrën edhe brenda një qyteti. Nga ana tjetër, PD deklaron se ky është pretekst për mbledhjen e të dhënave personale, por autoritetet arsimore e mohojnë këtë. 

—————————————————————————————————————————————–

Në udhëzimin mbi kujdesin dhe masat anti COVID-19 në strukturat arsimore parauniversitare për vitin shkollor 2020-2021, Ministria e Arsimit orientonte prindërit e nxënësve:

“Nënshkruan ose konfirmon në rrugë elektronike tek mësuesi apo mësuesi kujdestar këtë rregullore. Plotëson formularin e vetëdeklarimit ditor me përgjegjësi për gjendjen shëndetësore të fëmijës në numrin e kontaktit të mësuesit kujdestar. Në rast nevoje për komunikim me mësuesin, drejtuesi përdor komunikimin elektronik dhe në rastet e planifikuara takimet ballë për ballë. Në rastet e shoqërimit të fëmijës/fëmijëve në shkollë, nuk futet brenda mjedisit të shkollës për çfarëdo arsyeje që mund të paraqesë”

Më poshtë është formulari që është dorëzuar nga Ministria e Arsimit nëpër shkolla për t’ju dhënë më pas prindërve të cilët bëjnë konfimimin sipas udhëzimit dhe gjendjes shëndetësore të fëmijës.

Ky udhëzim u prit me rezerva nga ana e prindërve, shumë prej të cilëve shprehën shqetësim edhe në faqen zyrtare të ish-Ministres Shahini.

Ish-deputeti Bardh Spahia përmes një statusi në rrjetin social Facebook, 2 ditë pas nisjes së vitit të ri shkollor shkruante, se me preteksin e pandemisë, ‘po u mblidhen të dhënat personale prindërve, sic është ID dhe ditëlindja dhe kjo bëhet përmes formularëve të deklarimit të gjendjes shëndetësore të fëmijës.’

Postimin ish-deputeti e ilustronte me dy formularë të cilët nuk ngjajnë me formatin origjinal të Minsitrisë së Arsimit. “Faktoje” komunikoi me ish-deputetin për të mësuar se në cilat shkolla është shpërndarë ky formular.

Ne shkuam të interesoheshim pranë gjimnazit “Andon Zako Çajupi” në kryeqytet për të folur me drejtoreshën e kësaj shkolle, por sipas kësaj të fundit duhej të merrnim leje pranë Ministrisë së Arsimit për të folur me të.

Hapi i radhës ishte komunikimi me zyrën e shtypit në Ministrinë e Arsimit për të mësuar mbi burimin e këtyre dy formularëve, por sipas tyre duhet të flisnim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar të cilës i dërguam këtë kërkesë:

Në përgjigjen e zyrtare të DPAP thuhet:

Nga një verifikim i Faktoje formulari, i cili  sipas DPAP duhet të jetë në formën më të thjeshtë të mundshme, vjen në mënyra nga më të ‘ larmishmet’ nga njëra shkollë në tjetrën. Vetëm në Tiranë (përfshirë këtu edhe formularin e  publikuar nga ish-deputeti Spahia) evidentuam disa modele formularësh.

Fillimisht, Faktoje siguroi modelin e një formulari deklarimi në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë. Prindi i një djali në klasën e 8, me inicialet A. V konfirmoi për “Faktoje” se këtë formular online e plotëson dhe e dërgon çdo ditë, me kërkesë të mësuesit kujdestar. Prindi gjithashtu konfirmon se aty kërkohet ditëlindja e deklaruesit, por jo numri ID.

 

Në Durrës konstatuam një tjetër  format deklarimi:

Në Mirditë, “Faktoje” gjeti një tjetër model formulari të përshtatur nga mësuesit e shkollës në Tarazh. Ata pranuan se shpesh këta formularë plotësoheshin nga vetë nxënësit, pasi një pjesë e prindërve nuk dinë të shkruajnë.

Më tej ata shtuan se disa nga prindërit nuk kishin pranuar ta plotësonin formularin për gjendjen shëndetësore të fëmijës, pasi ata nuk dinin sesi ta kontrollonin apo “parashikonin”.  Kjo i frikëson ata se mund të penalizohen nëse do jepnin një konstatim të gabuar.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img