Barbara Halla
Barbara Halla është një studiuese dhe gazetare/shkrimtare e fokusuar në dizinformimin në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor. Para se t’i bashkohej Faktojes, ajo ka shërbyer si redaktore për faqen angleze të Exit News. Shkrimet e saj janë publikuar në Euractiv, Respublica, Europe Now dhe World Literature Today. Që nga viti 2017, ajo ka qenë gjithashtu pjesë e bordit redaktues të “Asymptote”, një revistë letrare ndërkombëtare që fokusohet në letërsinë në përkthim në anglisht, ku aktualisht shërben si redaktore kritike. Barbara ka bashkëpunuar gjithashtu me “Trashëgimi Kulturore pa Kufij” për të krijuar një shtëpi përkujtimore për Musine Kokalarin dhe ka shkruar për rrënjët kulturore të dhunës seksuale në Shqipëri për Politikja, një revistë akademike. Ajo ka diplomuar në Histori në Harvard dhe ka jetuar dhe punuar në Tiranë, Kembrixh dhe Paris.