PREMTIMET ELEKTORALE 2025-2029

Eksportues neto i energjisë elektrike në të gjithë rajonin

Premtim Pa Afat

Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2025, kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste premtuan se Shqipëria do të bëhet një eksportuese neto e energjisë elektrike në rajon.

Ky premtim është ricikluar nga programi qeverisës 2021–2025, i cili kishte përcaktuar tashmë synimin për të shndërruar Shqipërinë në një vend eksportues të energjisë.