Premtim Pa Afat
Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2025, kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste premtuan se brenda mandatit të katërt do të implementohet programi i ushqimit në shkolla në çdo bashki qendër qarku dhe do të krijohet programi i ri pas-shkolle (after school).
Ky premtim është i ricikluar nga më parë. Në manifestin e Partisë Socialiste të vitit 2017 – 2021 premtohej mundësim i ushqimit në shkollë dhe rritje e kohëqëndrimit.