Paga minimale 500 € — 18 muaj pa asnjë taksë shtesë

    17

    Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2025, kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste premtuan se do të rrisin pagën minimale në 500 euro deri në 2026-ën, duke garantuar 18 muaj pa asnjë taksë shtesë.

    “Në qershor do ta bëjmë pagën minimale 500 euro dhe do të hyjë në efekt nga janari i 2026-ës” – deklaroi kryeministri gjatë fushatës elektorale.

    Por një verifikim i Faktoje tregoi se premtimi për miratimin e VKM-së për pagën 500 euro në muajin qershor 2025 mbeti i pambajtur.