Premtim Pa Afat
Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2025, kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste premtuan se do të mundësohet rimbursimi automatik i TVSH-së pa kontrolle fizike, falë sistemit të ri dixhital të fiskalizimit, ndërsa kontrollet do të bëhen më të pakta dhe më cilësore, duke lehtësuar ndjeshëm biznesin.
Ky premtim është i ricikluar nga më parë. Në programin qeverisës 2021 – 2025 premtohej se nga 1 janari 2023, rimbursimi i TVSH-së për bizneset do të ishte automatik.