PREMTIMET ELEKTORALE 2025-2029

Përfundon regjistrimi i pronave dhe procesi i legalizimeve

Premtim Në Verifikim

Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2025, kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste premtuan se deri në 2028-ën do të mbyllet përfundimisht regjistrimi i pronave dhe procesi i legalizimeve, që çdo qytetar të ketë në dorë certifikatën e pronës.

Ky premtim është i ricikluar nga më parë. Në programin qeverisës 2021 – 2025 Partia Socialiste premtonte se do t’i jepte fund procesit 30-vjeçar të ndërtimeve pa leje brenda vitit 2022, ku asnjë banesë shqiptare që mund të legalizohet, nuk do të mbetej pa u legalizuar. Faktoje ka verifikuar sesi ky premtim qeverisës mbeti i pambajtur deri në fund të mandatit të tretë të socialistëve.