PREMTIMET ELEKTORALE 2025-2029

Kampus modern për Akademinë e Forcave të Armatosura

Premtim Në Verifikim

Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2025, kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste premtuan se do të përfundojë kampusi modern i Akademisë së Forcave të Armatosura deri në vitin 2028, duke garantuar kushte të standardeve më të larta për formimin e trupës ushtarake.

Ky premtim është i ricikluar nga më parë. Në nëntor 2021 ministri i mbrojtjes së kohës, Niko Peleshi premtonte ndërtimin e kampusit. “Një kampus i ri nga fillimi, në një sipërfaqe të dedikuar për të do të fillojë ndërtimin nga viti që vjen. Jemi gati me projektet, jemi gati me planin, jemi gati me buxhetet edhe projektbuxheti i këtij viti na e ka dhënë të gjithë hapësirën për të ndërtuar nga e para me një standard shumë të lartë evropian kampusin, klasat, hotelerinë dhe gjithë infrastrukturën tjetër në mbështetje të aktivitetit tuaj.”deklaronte asokohe ministri Pelshi.