PREMTIMET ELEKTORALE 2025-2029

Përfundon digjitalizimi i kadastrës

Premtim Në Verifikim

Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2025, kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste premtuan se brenda vitit 2026 do të përfundojë digjitalizimin e kadastrës.

Ky premtim është i ricikluar nga më parë. Në programin qeverisës 2021 – 2025 Partia Socialiste premtonte se do të digjitalizonte kadastrën duke e kthyer shërbimin kadastror një shërbim të aksesueshëm me një klik nga qytetarët përmes e-albania.

Faktoje ka verifikuar se ky premtim mbeteti i pambajtur pasi shërbimi online shpesh ndërpritet dhe bllokohet.