PREMTIMET ELEKTORALE 2025-2029

Përfundimi i hekurudhës Tiranë – Durrës

Premtim Në Verifikim

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha në 15 Prill 2025 se parashikohet që në fund të vitit 2025 hekurudha të dorëzohet, por se plotësimi i komponentëve, siç është ndërtimi i 10 stacioneve që do të ketë nga Durrësi, në Rinas dhe më pas nga Rinasi në Tiranë, apo edhe elektrifikimi i hekurudhës, do të përfundojnë në pranverën e vitit 2026 duke na dhënë kështu mundësinë e fillimit të një transporti totalisht të ri, transportit modern të hekurudhës.

Linja hekurudhore Tiranë – Rinas – Durrës është premtuar nga Partia Socialiste që në programin qeverisës 2021 – 2025.  Faktoje ka verifikuar se ky premtim nuk është mbajtur dhe afatet janë shtyre herë pas here. Premtimi vijon të mbetet i pambajtur.