Premtim Në Verifikim
Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2025, kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste premtuan se qytetarët do të pajisen me kartën e identitetit digjitale brenda vitit 2026.
Ky premtim është i ricikluar nga më parë. Në Maj 2024, ministri i brendshëm i kohës, Taulant Balla njoftoi se qeveria kishte nisur punën për të ndryshuar ligjin dhe për t’i hapur rrugë prodhimit sa më shpejt të dokumentave digjitale të identifikimit.