PREMTIMET ELEKTORALE 2025-2029

Katër stadiume të reja në Tiranë, Durrës, Korçë dhe Vlorë

Premtim Pa Afat

Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2025, kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste premtuan se do të ndërtohen 4 stadiume të reja në Tiranë, Durrës, Korçë dhe Vlorë, duke zgjeruar kapacitetin e infrastrukturës sportive kombëtare dhe krijojmë kushte të standardizuara për sportin profesionist.

Ky premtim është i ricikluar nga më parë. Në vitin 2023 kryeministri Edi Rama premtoi nisjen e ndërtimit të tre stadiumeve të reja në Durrës, Vlorë dhe Korçë brenda pranverës së atij viti.