PREMTIMET ELEKTORALE 2025-2029

Humbjet e energjisë në rrjet reduktohen në 10%

Premtim Pa Afat

Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2025, kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste premtuan se humbjet e energjisë në rrjet do të reduktohen në vetëm 10%, falë investimeve strategjike në sistemin e transmetimit dhe shpërndarjes, duke përmirësuar eficencën dhe sigurinë e furnizimit.

Ky premtim është i ricikluar nga më parë. Në 2021-shin kryeministri Edi Rama premtonte se brenda mandatit të tretë do të reduktohej humbja teknike e energjisë në atë 10%-shin e gjithëpranuar botërisht.