PREMTIMET ELEKTORALE 2025-2029

Hapim të gjithë grup-kapitujt e negociatave me BE-në

Premtim I Pambajtur

Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2025, kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste premtuan se brenda vitit 2025 do të hapen të gjithë grup-kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian.

Më 23 korrik, rrjetet sociale të qeverisë shqiptare shpallën se ishin “hapur të gjithë kapitujt e negociatave” me Bashkimin Europian. Por Faktoje përmes delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë verifikoi se në fakt deri në atë moment Shqipëria kishte hapur vetëm katër nga gjashtë grup-kapitujt e negociatave me BE-në.