Premtim Pa Afat
Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2025, kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste premtuan se në 2030-ën 100% të qyteteve dhe 80% e fshatrave do të mbulohen me ujë 24 orë.
Ky premtim është i ricikluar nga më parë. Në fushatën elektorale të 2021-shit kryeministri Edi Rama premtoi 100% ujë të pijshëm 24 orë në zonat urbane të 61 bashkive të vendit dhe uji i pijshëm nuk do të ishte më temë e fushatave elektorale.