Premtim Pjesërisht i Mbajtur
Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2025, kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste premtuan se do të vihet në funksion Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut deri në vitin 2025, për një lëvizshmëri më të sigurt e më efikase.
Faktoje verifikoi në Korrik 2025 se Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut nuk ishte marrë ende në dorëzim.
Ky është një premtim i ricikluar. Në shtator 2024 ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku njoftonte se po kryheshin punimet e fundit për instalimin e sistemeve kompjuterike të kësaj qendre. Drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli asokohe tha se pas instalimit nis faza e testimit.