PREMTIMET ELEKTORALE 2025-2029

Dy avionë zjarrëfikës për flotën ajrore të Shqipërisë

Premtim I Pambajtur

Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2025, kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste premtuan se prej verës 2025 flota ajrore e Shqipërisë do të ketë në dispozicion dy avionë zjarrfikës.

Faktoje verifikoi në Korrik 2025 se në fakt Forcat e Armatosura nuk kishin asnjë avion zjarrfikës.

Ky premtim është i ricikluar nga më parë. Në vitin 2023 ministri i mbrojtjes i kohës, Niko Peleshi njoftonte se vendi ishte në proces hartimi të kërkesës për blerjen e dy avionëve shumërolesh për ndihmë në rast fatkeqësish natyrore dhe mbështetje agrokulturore.