PREMTIMET ELEKTORALE 2025-2029

1,000 laboratorë inteligjentë dhe kamera inteligjente në çdo klasë

Premtim Në Verifikim

Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2025, kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste premtuan se do të krijohen 1,000 laboratorë inteligjentë dhe çdo klasë do të pajiset me kamera inteligjente deri në vitin 2026, për të modernizuar procesin mësimor dhe garantuar një mjedis më të sigurt dhe inovativ për nxënësit.

Premtimi për kamera digjitale në klasë është premtuar nga kryeministri prej nëntorit 2024 kur njoftoi se brenda 20 muajsh do të mundësohet përmbyllja e projektit për monitorimin me kamera inteligjente të klasëve në shkolla.