Thirrje për 20 artikuj Fact Checking

Tiranë, 1 Tetor 2021

                                           

Në kuadër të projektit “Forcimi i Gazetarisë Fact Checking në Shqipëri” që po zbatohet nga organizata Faktoje, mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta (Hollandeze), hapim thirrjen për konkursin kombëtar për 20 shkrime me profilfact checking” me tema të fokusuara” në:

  • Verifikimin e premtimeve apo deklaratave të zyrtarëve publikë dhënë në kuadër të zgjedhjeve të fundit parlamentare
  • Verifikimin e lajmeve dezinformuese gjatë periudhës së pandemisë së Covid 19 /Procesi i vaksinimit

Përmes kësaj thirrjeje për shprehje interesi kërkohet të angazhohen gazetarë nga i gjithë vendi,

Prezantimi i konkursit:

Ky konkurs ka për qëllim të nxisë hulumtumin dhe raportimin përmes zbatimit të metodologjisë “Fact Checking”, me qëllim rritjen e transparenës dhe llogaridhënies, rritjen e kapaciteteve fakt-verifikuese të gazetarëve dhe nxitjen e të menduarit kritik tek audienca, për çështjet me ndikim në publik.

Aplikimet do të priten nga 5 tetori 2021 deri më 1 nëntor ora 23:59.

Procedura e aplikimit:

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë formularin e aplikimit të plotësuar, duke i dërguar në adresën e-mailit: [email protected] deri në datën 1 nëntor 2021.

Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen brenda datës 20 nëntor 2021 .

*Gazetarët, që aplikojnë duhet të sjellin ide dhe sugjerime konkrete mbi temat e sugjeruara më lart, para se të procedojnë me shkrimet.

Shkrimet do të publikohen në faqen e Faktoje.al dhe një juri e përbërë nga gazetarë profesionistë do të përzgjedhë 3 shkrimet më të mira, të cilat do të shpallen në 2 Prill 2022.