Studiuesit ndërkombëtare vlerësojnë se pandemia ka shkaktuar humbjen e gati një viti shkollor për të gjithë nxënësit.
Në Shqipëri, mësimi online është i vështirë për t’u ndjekur për qindra mijëra nxënës në zonat rurale. Mungesa e internetit, tabletave dhe pajisjeve dixhitale, si dhe e përgatitjes së mësuesve për t’iu përshtatur platformës e ka thelluar hendekun.
Faktoje kërkon që përmes shkrimeve të thelluara të identifikojë problemet kryesore, të kryejë transparencë e të ngrejë zërin për shtresat më vulnerabël.