IFCN

Faktoje është pjesë e Rrjetit Ndërkombëtar të Verifikimit të Fakteve (IFCN) në botë, që nga data 20 janar 2020.

“Faktoje” është organizata e parë në Shqipëri (anëtare e IFCN) që ka si mision të saj verifikimin e premtimeve, deklaratave dhe veprimeve të zyrtarëve publike dhe subjekteve private që përfitojnë nga fondet publike.

Si pjesë e IFCN, Faktoje ndjek kodin e parimeve dhe të etikës së IFCN, një detyrim për të gjitha organizatat që janë pjesë e këtij rrjeti.

Nëse ju dyshoni se ka ndonjë shkelje nga ana jonë e këtij kodi apo etikës, ju mund të informoni IFCN-në për këtë fakt, në faqen e tyre të ankesave të cilën mund ta aksesoni në këtë link.