“U zhduk gjithçka. Mori fund, mjer ne”, thotë një mesogrua teksa i përgjigjet një telefonate të shkurtër.
Ngultas sytë nuk i ndan nga apartamenti i shkrumbuar. Dje deri në mesditë kishte një shtëpi, sot nuk e ka më. Tymi ende del në komplesin “Arlis Ndërtim” përballë Spitalit Universitar “Nënë Tereza”.
Kjo është pamja apokaliptike e një kompleksi pallatesh, të ngritura mbi themelet e konvikteve të Fakultetit të Mjekësisë. “Ue, as kondicioneri nuk më ishte djegur. Thjesht sa është nxirë. Oooo, i thonë 120 mijë euro shpi”, i thotë një i ri tjetrit që e shoqëronte. Gëzon dukshëm për apartamentin që zjarri ia “fali”, por të tjerët janë në trauma të dukshme.
Heshtje, përlotje dhe nuk ndahen nga zona aty, deri pranë perimetrit të sigurisë së ngritur nga policia.
Bashkë me traumat njerëzore për humbjen e strehës mbi kokë, kjo ngjarje, e paralajmëruar dhe e ndodhur edhe më parë, është vijimësi e mënyrës sesi ndërtohet në vend, përgjegjësinë e institucioneve që certifikuan si “teknkikisht të rregullt” pallatet dhe një mori pikëpyetjesh me infrastrukturën, mjetet dhe burimet njerëzore për ndërhyrjet emergjente.
menaxheri i një marketi ku nisi vatra e parë e zjarrit dhe dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve
administrator i pallateve.
Nga hetimet paraprake dyshohet se rreth orës 17.30 të ditës së djeshme pranë një marketi të ndodhur në katin e parë të kompleksit u konstatua një zjarr i vogël (nga djegia e disa kartonëve, ambalazh produktesh).







Në mënyrë të beftë zjarri u përhap në fasadën e katër pallateve duke nisur një proces zinxhir flakësh dhe tymi të zi për shkak të materialit polisterol, lehtësisht të djegshëm. Në fazën e parë të zjarrit banorët mundën që të dalin në kohë, kjo edhe me ndërhyrjen e disa efektivëve të policisë që ndodheshin më pranë vendit të ngjarjes. Fatmirësisht dëme në njerëz nuk pati me përjashtim të tetë personave që pësuan lëndime të lehta nga djegia dhe asfiksia, katër banorë dhe katër zjarrfikës.
Ndërsa flakët përpinin çtë gjenin para, dhjetëra forca zjarrfikëse me katër automjete tentuan të shuajnë flakët.




Në të vetmin drejtim të lirë ishte e pamundur të ndërhyhej në një nga tre vatrat kryesore të zjarrit të shpërndarë në tre pallatet e kompleksit.
Ajo që sot shihet janë vetëm rrënoja të sterrosura dhe pasojat e zjarrit që e kanë zhveshur tërësisht tre anët e pallateve që pësuan më shumë dëm.
Brenda të njëjtit kompleks është përdorur material i ndryshëm për fasadën. Treguesi më domethënës është se në vatrën kryesore të zjarrit, pranë marketit nuk ka dëme në apartamente, ndonëse marketi është tërësisht i shkrumbuar ku u pa edhe prania më e madhe e ekspertëve të kriminalistikës dhe atyre zjarrfikës të cilët po siguronin provat materiale.
Një raport i KLSH-së për vitin 2021, ngre si problematikë numrin e vogël të zjarrfikësve të Tiranë, por njëkohësisht edhe për mënyrën sesi janë shpenzuar fondet, duke bërë blerjen e katër automjeteve zjarrfikëse
me mbi 30 vite vjetërsi.
në bazë të kontratës nr.45320/8, datë 29.11.2019 në vlerë 24,960,000 lekë, (ose 204,590 euro)”, thotë KLSH. Një tjetër problematikë që del nga ky raport është mungesa e mjeteve logjistike për zjarrfikësit dhe veçanërisht për veshjet specifike kundër zjarrit.
“Nga ana e Bashkisë Tiranë për vitet 2018-2020 nuk janë parashikuar fonde për blerje veshje speciale dhe pajisje speciale për personelin e shërbimit zjarrfikës, të cilët aktualisht përdorin veshje të dhuruara, tejet të përdorura dhe sidomos mungesa të theksuara të aparateve të frymëmarrjes individuale sipas grupeve që veprojnë për shuarjen e zjarrit, pajisje të tjera të domosdoshme, veshje speciale, që duhet të ketë çdo pjesëtar i ekipit gjatë operacioneve dhe pajisjet e oksigjenit tejet të domosdoshëm gjatë shërbimit”, thotë raporti.
Po ashtu edhe një studim i matjes së përformancës “Bashki të Forta” për vitin 2024, ngre si problematikë
numrin e ulët të zjarrfikësve për mijë banorë.
edhe pse ajo ka 3 stacione për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimi. Kjo situatë është si rrjedhojë e densitetit të lartë të banimit, pallatet e larta, trafik të rënduar, objektet kritike (qendra tregtare, spitale, institucione qendrore)”, konstaton raporti.
Një zjarrfikës, në kushtet e anonimatit i tha Faktoje.al se nga flota që kanë në dispozicion vetëm tre automjete zjarrfikëse konsiderohen si të rregullta dhe efikase. Dy prej tyre kanë shkallë lartësie dhe një kafaz, por prej muajsh edhe nga kjo flotë një shkallë hidraulike për lartësi deri në 32 metra nuk është funksionale për shkak të një defekti. I njëjti burim shprehet se probleme kanë me veshjet, por edhe maskat e oksigjenit që në raste të veçanta duhet të përdoren edhe kur zjarri është në hapësirë.
të cilët shërbejnë për të ndërhyrë në ambientet e brendshme ku ka zjarr”, tha burimi. Ndërhyrja efikase ditën e djeshme ishte nëpërmjet zjarrfikëses së mbërritur nga Kamza e cila u përdor për të nxjerrë nga banesa dy të moshuara në kushte shumë të vështira.
Tre vite më parë, në zonën e ish-parkut në Tiranë ndodhi i njëjti fenomen.
Fasada e jashtme e një pallati u përfshi nga zjarri. Ekspertët ngritën shqetësimin se materiali i përdorur
duhet të konsiderohej i palejueshëm, pikërisht për shkak se nuk ofronte asnjë lloj sigurie në raste zjarresh.
E njëjta situatë me pasoja u përsërit ditën e djeshme në zonën e njohur si “Farmacia 10” në kompleksin
“Arlis Ndërtim”.
Inxhinieri Romeo Nazarko në një qëndrim të tij shprehet se kjo ngjarje ishte paralajmëruar dhe ngriti shqetësimin se zjarri mund të ketë dëmtuar strukturën e betonit.




“Zjarri është armiku më i madh i betonit. E bëj këtë njoftim (jo për panik), por për sigurinë e banorëve që jetojnë në ato pallate, duke marrë shkas nga lajmi i gjithollogut, që po shkatërron çdo strukturë të shtetit. Shprehja që: ‘Do rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi’, çfarë nënkupton? Rivendosja e fasadës apo rindërtim i gjithë ndërtesës? E kemi paralajmëruar këtë situatë, por vazhdojnë me papërgjegjshmëri të mos dëgjojnë. E keqja është që nuk dëgjojnë as inxhinierët, kur kapin ndonjë post drejtues”, thotë Nazarko.
“Zjarri është armiku më i madh i betonit. E bëj këtë njoftim (jo për panik), por për sigurinë e banorëve që jetojnë në ato pallate, duke marrë shkas nga lajmi i gjithollogut, që po shkatërron çdo strukturë të shtetit. Shprehja që: ‘Do rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi’, çfarë nënkupton? Rivendosja e fasadës apo rindërtim i gjithë ndërtesës? E kemi paralajmëruar këtë situatë, por vazhdojnë me papërgjegjshmëri të mos dëgjojnë. E keqja është që nuk dëgjojnë as inxhinierët, kur kapin ndonjë post drejtues”, thotë Nazarko.
Vetëm pak minuta më vonë edhe kompania ndërtuese “Arlis Ndërtim”, ecën në të njëjtën linjë, duke theksuar se pallatet ishin certifikuar nga të gjithë institucionet dhe se materialet e përdoruara për ndërtimin e tyre, edhe në fasadë janë të standardeve të BE-së.
në përputhje me legjislacionin në fuqi. Për më tepër, këto punime janë kontrolluar dhe certifikuar nga organet kompetente, duke garantuar përmbushjen e të gjitha kërkesave teknike dhe ligjore”, thotë kompania, ndërsa shton se: … “shoqëria “Arlis Ndërtim” shpk pavarësisht se nuk mban asnjë përgjegjësi ligjore, në kuadër të përgjegjësisë sociale si kompani, si dhe angazhimit të saj për të qenë pranë njerëzve që kanë besuar dhe janë dëmtuar, merr përsipër me shpenzimet e saj, rindërtimin e plotë të fasadës së pallatit të dëmtuar nga zjarri si dhe rindërtimin e të gjitha apartamenteve të dëmtuara duke i kthyer në gjendjen fillestare, pra në të njëjtat kushte që banorët e kanë marrë apartamentin me çelësa në dorë në momentin e dorëzimit”.
Por pak orë pas këtyre deklaratave të kryeministrit dhe kompanisë doli urdhër-arresti për katër persona, mes tyre edhe ndërtuesi Armand Lilo.
Ndërkohë për banorët e dëmtuar “flaka” vijon, pa pasur ende siguri se do jetojnë në banesat ku është paguar nga 1200-1600 euro metri katror i apartamenteve që edhe sot u del tymi i zi.